Një look i ri për izolimin nga rreziku i Koronavirus. Diego Armando Maradona, në rastin e ndeshjes së Gimnasia La Plata, klub që legjenda argjentinase stërvit prej shtatorit 2019, ndaj Banfield, ka shfaqur modelin e ri të flokëve, teksa duket tepër “i fjetur” në stol dhe po konsumon një pije energjike.
Flokët e qethura anësore me përjashtim të qendrës. Një zgjidhje e marrë përpara se të nisë periudhën e izolimit total nga ekipi i tij, me të cilët Diego nuk mund të ndajë dhomën. Maradona konsiderohet subjekt në rrezik nga covid-19, për shkak të problemeve kardiake dhe obesitetit.