VIDEO: “Maradona show”, festë e çmendur dhe kërcim i veçantë pas fitores!

12 Nëntor 2019
14:32
back button

Diego Armando Maradona mbetet ai i zakonshmi dhe si gjithnjë përbën lajm. Bëma më e fundit e argjentinasit është kërcimi dhe festa e çmendur pas një fitoreje të arritur fundjavën që lamë pas me ekipin e tij.

Aktualisht Maradona është në krye të Gimnasias në Superligën argjentinase, me ekipin e tij që në ndeshjet e fundit po bën mjaft mirë. Pikërisht në sfidën e luajtur fundjavën që lamë pas, Gimansia triumfoi me shifrat 0-3 ndaj Aldosvivit në transfertë.

Festa ishte e madhe, pasi Gimansia festoi triumfin e tretë në këtë kampionat, teksa spektaklin më të madh e dhuroi pikërisht trajneri Maradona. “El Pibe de Oro” nisi të kërcejë në dhomat e zhveshjes, dhe siç shihet edhe nga video, duket shumë i lumtur për triumfin e arritur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit