Video: Mbyllet ëndrra, Shkëndija e brishtë përballë yjeve të Tottenham

24 Shtator 2020
21:56
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk ka mrekulli në Shkup, aty ku Shkëndija humbi me rezultatin 1-3 nda Tottenhamit të Jose Mourinhos. Ekipi i trajnerit Ernest Gjoka dhuroi një paraqitje shumë të mirë, por diferencat ishin të dukshme me anglezët.

Takimi u hap me gol, pasi mbrojtja e tetovarëve hyri në fushë e frikësuar. Lamela shënoi që në minutën e 5′ pas një përgjumjeje të kuqezinjëve për 0-1. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi me shpresa.

Valmir Nafiu lëshoi një silurë duke barazuar shifrat në minutën e 55′. Një gol fantastik nga futbollisti shqiptar që shkundi portën e Joe Hart për 1-1. Për të mbyllur rezultatin mendoi dyshja Son-Kane që shënua golat që kualifikuan “Spursat” dhe qetësuan Mourinhon që merr një tjetër fitore tashmë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit