VIDEO/ Mbyllet pjesa e parë, Reginaldo kalon Kukësin në avantazh me gol spektakolar!

12 Mars 2019
17:53
back button

Artur Reginaldo ka shënuar një gol spektakolar pak nga fundi i pjesës së parë, në ndeshjen mes Teutës dhe Kukësit, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Një top i humbur nga lojtarët e Teutës, bën që rivalët e Kukësit të marrin topin dhe të nisen drejt zonës.

Është Eduart Rroca që niset në krah, duke gjuajtur në qendër të zonës, aty ku Reginaldo gjuan drejt portës duke mposhtur Isli Hidin, dhe çon shifrat në 0-1 për Kukësin. 

Ky gol bëri që në pankinën e Kukësit të shpërthente festa, ndërsa Teuta u kap në befasi pasi bëri ndeshje të mirë në 45` e para. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit