Video: Me frymën e fundit, Bylisi mposht Flamurtarin

10 Korrik 2020
19:46
Eraldo Harlicaj
back button

Flamurtari po respekton kampionatin dhe diçka të tillë e tregoi dhe në ndeshjen e humbur me rezultatin 2-3 kundër Bylisit. Vlonjatët ishin shumë pranë barazimit, por Bylisi shpëtoi me një gol të vonë të shënuar në minutën e fundit të lojës.

Ekipi ballshiot shënoi me Malcin në minutën e 32′, por nuk vonoi shumë dhe vendasit barazuan me Ardit Hoxhajn për të mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-1. Pjesa  e dytë nisi me ritëm tjetër dhe u shënuan dy gola të tjerë.

Isli Hidi i dha sërish avantazhin miqve për 1-2 në minutën e 63′, ndërsa sërish vendasit iu kundërpërgjigjen me Ribajn. Sulmuesi barazoi në 2-2 në minutën e 76′. Kur mendohej se ballshiotët do të ndaleshin nga vlonjatët erdhi dhe goli i fitores i shënuar në minutën e 90’+7′ me Malcin për 2-3. Gjyqtari kishte akorduar 5 minuta shtesë, por lejoi që loja të luhej deri në minutën e 90’+7′.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit