Video: M’Gladbach barazon me Thuram, por fati është me Havertz

23 Maj 2020
16:58
Denis Hakanaj
back button

Ylli i Leverkusen, Kai Havertz, është lojtari i momentit.

20-vjeçari, i cili kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës, ka realizuar një tjetër dygolësh sot pas atij të shënuar të hënën e kaluar kundër Werder Bremen.

Leverkusen po fiton 2-1 në fushën e Monchengladbach. Thuram ka barazuar për  vendasit në minutën e 52-të, por Havertz ka kthyer në avantazh miqtë me një penallti.

Ylli i Aspirinave ka qenë me fat, duke parë se topi ka kaluar mes duarve të portierit Sommer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit