Video: M’Gladbach-Dortmund, shikoni çfarë bën Sancho

18 Maj 2019
16:26
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund e ka mbyllur në avatazh 1-0 ndeshjen që po luan në transfertë kundër Monchengladbach, e vlefshme për javën e fundit të kampionatit gjerman.

Verdhezinjtë kanë shënuar në minutën e fundit të 45 minutave të para me Jadon Sancho, i cili ka mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të bukur fluturimthi brenda zonës. 

Skuadrës së Favre i duhet një mrekulli për të fituar titullin, duke parë se Bayern po fiton gjithashtu 1-0 në shtëpi kundër Frankfurt-it. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit