VIDEO: Milan mposht Lazio-n me Bennacer dhe super Theo, frikë për Leao-n

6 Maj 2023
16:54
Denis Hakanaj
back button

Milan është kthyer te fitorja në kampionat pasi ka mundur 2-0 Lazio-n në San Siro në javën e 34-të të Serisë A. Kuqezinjtë janë ngjitur përkohësisht në vendin e katërt të renditjes në pritje të Roma-Inter.

Mbetet të shihet problemi i sulmuesit portugez nga testet përkatëse mjekësore dhe sa rrezikon. Megjithatë, kjo goditje psikologjike nuk e ka frenuar Milanin që të zhbllokojë rezultatin me anë të Bennacer në minutën e 17-të.

KLIKO: Milan-Lazio 1-0, goli i Ismaël Bennacer në 17′

Gafë e bardhekaltërve. Provedel pason topin te Casale për të ndërtuar nga poshtë, me këtë të fundit duke i shërbyer Marcos Antonio në buzë të zonës. Mesfushori i Lazios e humb topin nën presionin e Bennacer, i cili rrëmben “sferën” dhe tund rrjetën kundërshtare.

Nuk do të vonte shumë dhe në minutën e 29-të, kuqezinjtë do të dyfishonin shifrat. Këtë herë finalizon Theo Hernandez. Inkursion i pabesueshëm nga francezi, i cili shërbehet brenda zonës së tij të penalltisë nga Maignan, përparon rreth 70 metra me topin dhe, pasi ka mbërritur në vijën ballore të zonës së kundërshtarit, godet fort me të majtën dhe dyfishon shifrat me një super gol.

KLIKO: Milan-Lazio 2-0, goli i Theo Hernández në 29′ 

Në fundin e pjesës së dytë, në minutën e 83-të, Djalli ka arritur të shënojë edhe golin e tretë me Rebic, por që është anuluar për pozicion jashtë loje të kroatit.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit