Video: Monaco “ringjallet” falë Cesc Fabregas

2 Shkurt 2019
21:57
Denis Hakanaj
back button

Monaco është kthyer te fitorja në Ligue 1 pasi ka mundur 2-1 Toulouse dhe e ka bërë këtë falë Cesc Fabregas, i cili ka realizuar në minutën e 62-të golin që ka vendosur takimin. 

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 15-të nga Golovin, që është bërë rusi i parë që shënon në Ligue 1 që nga Sergei Semak në 22 prillin e 2005-ës. 

Jullien ka barazuar përkohësisht rezultatin në minutën e 20-të, para se ish-ylli i Chelsea-t t'i dhuronte tri pikët të tijve me një goditje të fuqishme nga benda zonës së rreptësisë.

Kjo ka qenë fitorja e parë për bardhekuqtë në ndeshjet e kampionatit të luajtura në shtëpi në këtë sezon. 

Kjo ecuri negative ka dërguar ekipin në vendin e parafundit të renditjes dhe ka sjellë shkarkimin e Henry, i cili është zëvendësuar nga Leonardo Jardim, i kthyer në drejtim të Monaco pasi u shkarkua tetorin e kaluar. 

Ekipi i principatës tani është ngjitur në vendin e 18-të të renditjes dhe ka shkuar një hap larg mbijetesës. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit