Video: Mourinho i përhumbur në intervistë, portugezi acarohet me gazetarin

18 Tetor 2020
20:16
Eraldo Harlicaj
back button

Jose Mourinho pa ekipin e tij të humbiste 2 pikë ndaj West Ham-it dhe pse e kishte ndeshjen në dorë. Skuadra e tij udhëhoqi 3-0 pjesën e parë, por e çoi në dreq gjithçka se u barazua në fund.

Zhgënjimi te tekniku ishte evident dhe diçka e tillë u pa qartë dhe në intervistën pas ndeshjes. E cila ishte shumë e shkurtër dhe e stilit të portugezit. Ai u pyet nga gazetari në lidhje me ndeshjen e çmendur të skuadrës së tij.

“Flas vetëm për ndeshjet e mia dhe kjo ishte një sfidë që e kishim në xhep dhe ne humbëm 2 pikë. Më duhet të fokusohem në diçka të tillë”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit