Video/ Mourinho nuk mban lotët: Dua të rikthehem…

18 Gusht 2019
15:26
Eraldo Harlicaj
back button

Mund ta duash, ose mund ta urresh Jose Mourinhon, por asnjëherë nuk mund të vësh në dyshim pasionin e tij për futbollin. Trajneri portugez nuk ka marrë as gjatë verës një skuadër dhe futbolli po i mungon shumë. Tekniku karizmatik nuk ka mbajtur lotët në intervistën e tij të fundit ku shprehet se sa vuan pa drejtimin e një skuadre. 

“E shijoja çdo moment. Në momentin që mora një kontratë profesioniste futbolli pata një shkëndijë. Tani është serioze, shumë serioze dhe e tillë ka qenë deri tani. Pa pushim. 

“Tani ndalova dhe në vend që ta shijoj, nuk e shijoj vërtetë. Më mungon”, – tha 56-vjeçari. Ai pret projektin e duhur nga ndonjë skuadër e madhe, por gjatë verës nuk mori asnjë ofertë serioze. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit