Video: MULLER-LEWA, Bayerni argëtohet ndaj Arminia Bielefeld

17 Tetor 2020
20:25
Eraldo Harlicaj

Bayern Munchen ka bërë detyrën duke fituar ndaj Arminia Bielefeld me rezultatin 1-4. Një fitore e thjeshtë për të besuarit e Hansi Flick që marrin 3 pikë të arta në transfertë. Skuadra e teknikut gjerman bëri gjithçka mirë me dyshen Muller-Lewandowski.

Katër golat e sfidës ishin fotokopje të njëri-tjetrit. Lewandowski pasoi në minutën e 8′ për Muller dhe ky i fundit dërgoi topin në rrjetë për 0-1. Lewandowski shënoi mjaft bukur të dytin pas një pasimi të Goretzkas për 0-2.

Pjesa u parë u mbyll me një tjetër gol të sulmuesit polak, që u asistua nga Muller. Bayerni uli pak tempin në pjesën e dytë, sidomos pas golit të katërt. Muller shënoi mjaft mirë pas një pasimi të Lewandowskit. Vendasit ngushtuan shifrat në minutën e 58′ me anë të Doan për 1-4. E gjithë ndeshja u mbyll me një rezultat të tillë, ndërsa Tolisso u ndëshkua me të kuq në minutën e 76′.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit