Video: Napoli fiton me forcë ndaj Parmës, Gattuso bindet nga Hysaj

20 Shtator 2020
14:26
Eraldo Harlicaj
back button

Napoli e ka nisur si duhet sezonin e ri në Serie A. Ekipi i trajnerit Gennaro Gattuso fitoi me rezultatin 0-2 ndaj Parmës në transfertë. Një sfidë shumë delikate për napolitanët që u zgjidh në pjesën e dytë të saj, pasi e para u mbyll me porta të paprekura.

Miqtë dominuan takimin, por duhej të vinte minuta e 63′ që të zhbllokohej rezultati. Lozano pasoi mjaft mirë drejt zonës, aty ku Dries Mertens e kontrolloi topin si duhet dhe përshëndeti rrjetën për 0-1. Sulmuesi belg nuk gaboi duke shënuan golin e parë të sezonit të ri.

Kapiteni Insigne u dha qetësinë shokëve të skuadrës në minutën e 77′. Lozano goditi një top të fortë drejt zonës, portieri Sepe nuk reagoi si duhet duke e lënë në zonë, aty ku Insigne thjeshtë e shtyu për 0-2. Elseid Hysaj luajti 90 minuta të plota duke dhuruar një paraqitje të kënaqshme. Napoli i Gattusos e nis me 3 pikë të rëndësishme.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit