Video: Napoli kthehet te fitorja, kualifikohet me lehtësi në çerekfinalet e Kupës së Italisë

14 Janar 2020
17:08
Denis Hakanaj
back button

Napoli është kthyer të buzëqeshë pas dy humbjeve të njëpasnjëshme të marra në kampionat kundër Inter-i dhe Lazio-s.

Skuadra e Gennaro Gattuso-s, në fakt, ka mundur 2-0 Perugia-n dhe ka siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Takimi i zhvilluar në San Paolo është vendosur nga dy penallti të Lorenzo Insigne-s (26′, 38′).

Miqtë kanë patur mundësinë të ngushtojnë diferencat në fundin e pjesës së parë, por  penalltia e Iemmello-s është pritur nga Ospina.

Axurrët do të përballen në çerekfinale me fituesen e Lazio-Cremonese.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit