VIDEO: Neuer si Messi, spektakël në Bjellorusi!

9 Qershor 2019
11:19
back button

Manuel Neuer nuk është më në kulmin e karrierës, sepse këto vitet e fundit dëmtimet e shpeshta e kanë detyruar të mungojë për periudha të gjata, duke bërë që ta humbasë statusin e portierit më të mirë në botë, aq më shumë që kanë dalë në pah emra si Ter Stegen, Oblak, Ederson e Alisson.

Gjithsesi, 33-vjeçari fitoi kampionat e kupë me Bayernin në sezonin e sapombyllur dhe luajti në shumicën e ndeshjeve, duke treguar se fizikisht po kthehet në superformë. Edhe në finalen e kupës kundër Leipzig Neuer kreu dy pritje të pabesueshme, duke treguar se është ende në nivel të lartë.

Të shtunën Neuer ishte kapiteni i Gjermanisë, që fitoi 2-0 në Bjellorusi, aty ku portieri nga Gelsenkirchen kreu një gjest të pabesueshëm teknik, sepse shkoi afër flamurit të këndit, i rrëmbeu topin bjellorusit Yuri Kovalev dhe më pas e dribloi sikur të ishte Leo Messi, para se të pasonte te një nga shokët e ekipit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit