VIDEO: Nga Finlanda, aksioni më katastrofë i vitit!

15 Maj 2019
13:13
back button

Në Finlandë nuk është se janë të çmendur pas futbollit dhe sidomos në kategoritë e ulëta niveli është i ulët, luhet thuajse për qejf. Megjithatë, nuk mund të mos mbetesh gojëhapur kur sheh një ndeshje të kategorisë së dytë finlandeze që prodhon një seri gafash komike, të denja për kategoritë e gjashta apo më poshtë.

Ndeshja është MyPa-Kaajani, e fituar 2-1 nga miqtë. MyPa me siguri njihet nga ata që kanë luajtur rregullisht baste në dekadën e fundit, sepse ka qenë ekip elitar dhe në vitin 2005 u shpall kampione e Finlandës, por kohërat e arta janë shumë larg. Falimentim në 2015, rinisje nga kategoria e katërt në 2017, tashmë në kategorinë e dytë, por me ekip shumë modest.

Në minutën e tetë MyPa duhej të gjuante një goditje dënimi, por që aty ndodhin çudira, sepse ai aksion sulmues kthehet në një katastrofë që çon te goli i miqve!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit