Video/ Një “krokodil” në pistë gjatë provave në motoçiklizëm, i kërcen përpara pilotit

21 Prill 2023
20:02
Telesport
back button

Provat e lira të kategorisë së Superbike, që këtë fundjavë zhvillohen në pistën holandeze të Assen, janë ndërprerë kur një krokodil lodër (komardare me ajër) ka hyrë në pistë në kohën që kalonin motorët.

Me shumë gjasa, lodra e ndonjë fëmije është marrë nga era nga tribunat e tifozëve dhe përfundoi në pistë në momentin që po kalonte piloti Toprak Razagatlioglu. “Krokodili” kaloi pikërisht në trajektoren e tij, në momentin që po merrte kthesën.

Momente frike për pilotin, që iu shmang atij mjeti fluturues në pistë në momentin që po kalonte. Komisarët e pistës ndërprerë provat për disa minutam, deri sa hoqën krokodilin lodër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit