VIDEO: Një seri absurde faullesh duke përfshirë edhe arbitrin, në Argjentinë sheh çudira!

27 Maj 2019
18:57
back button

Të gjithë presin me interesim të madh finalen e Champions League, por ata që kanë parë gjysmëfinalen play-off të divizionit 2 në Argjentinë të dielën në mbrëmje, mes Almagro e Central Cordoba, me siguri janë ngopur me futbollin e bukur këtë sezon.

Në minutën e 29-të të sfidës u regjistruan momentet më mallëngjyese: një seri faullesh komike, sikur të bëhej fjalë për futbollin e lagjeve, ku mblidhemi me çunat dhe duke qenë se nuk dimë të luajmë, i mbytim në shkelma kundërshtarët.

Arbitri, spektakël më vete: lejon të shkojë beteja deri në fund, pastaj jep vetëm një karton të kuq për një lojtar vendas, ndërsa në momentin që nxjerr kartonin godet me bërryl një lojtar tjetër, i cili si aktor perfekt hidhet në tokë sikur ta kishte goditur ndonjë predhë.

Fantastike, Central Cordoba fitoi 2-1 dhe do luajë në finale kundër Sarmiento Junin. Një prej tyre do luajë kundër Boca Juniors e River Plate sezonin e ardhshëm! 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit