Video: Një “xhaxha” si Son, koreani i Tottenhamit fiton internetin sot

14 Maj 2019
15:02
Eraldo Harlicaj
back button

Tottenhami mbylli një edicion të suksesshëm në Premier League. Skuadra londineze barazoi 2-2 me Evertonin në ndeshjen e fundit dhe e mbylli në vendin e katërt, pozicion që të çon në Champions League. Futbollistët pas mbarimit të takimit festuan me familjet e tyre në stadiumin e "Spursave". 

Pjesa kryesore e lojtarëve kishin marrë fëmijët dhe po luanin me ta. Sulmuesi Heung-Min, beqar, ishte në rolin e "xhaxhait" për të gjithë. 26-vjeçari u pa duke luajtur me të gjithë fëmijët e bashkëlojtarëve të tij. Koreano-jugori shfaqet mjaft i dashur dhe padyshim që fiton internetin për ditën e sotme…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit