VIDEO: Nuk është vetëm java e Messit, shihni golin e çmendur në Angli!

3 Maj 2019
12:48
back button

Këtë javë në Angli kanë nisur ndeshjet play-off në të gjitha kategoritë e futbollit, për të përcaktuar ekipet që shkojnë një kategori më lart.

Në divizionin e parë të futbollit amator, Konferenca, u luajtën çerekfinalet playoff dhe në ndeshjen Wrexham-Eastleigh sfida u vendos nga një gol i shënuar në minutën 105+3, në shtesën e shtesës së parë. Fitorja 1-0 ka bërë që tashmë Eastleigh të sfidojë në gjysmëfinale Salford City, klubi pronë e Gary Neville me shokë.

Autor i golit të çmendur ishte Danny Hollands, kapiteni 33-vjeçar që këtë sezon nuk kishte shënuar asnjë gol. Pikërisht në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit deri tani Hollands shënoi një gol të mrekullueshëm, që tani kandidat pse jo për golin e sezonit në Angli. Në javën e Messit, edhe ky gol të lë gojëhapur dhe meriton respekt, sepse fundja Messi shënon gola të bukur thajse çdo javë, ndërsa Hollands shënoi golin e karrierës!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit