Video: Parma shtang Napoli-n, Gattuso e nis me humbje

14 Dhjetor 2019
20:37
Denis Hakanaj
back button

Aventura e Gennaro Gattuso-s te Napoli nuk ka nisur në mënyrën e duhur.

Napolitanët, që nuk fitojnë një ndeshje në kampionat që nga 19 tetori i kaluar, janë mundur 2-1 në shhtëpi nga Parma.

Miqtë kanë zhbllokuar ndeshjen me Kulusevski-n në minutën e katërt, me lojtarin e Parmës që ka përfituar nga një rrëshqitje e Koulibaly, i cili ka mbetur edhe i dëmtuar gjatë aksionit dhe ka qenë i detyruar  të largohet nga fusha e lojës.

Vendasit kanë barazuar përkohësisht rezultatin në minutën e 64-t me Milik, por janë befasuar në minutën e 93-të nga një gol i Gevinho-s.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit