Video: Partizani bën detyrën, Flamurtari pengesë e fortë! Kampionët afrohen te Europa

19 Qershor 2020
18:58
Eraldo Harlicaj

Goleada ndaj Luftëtarit kishte krijuar idenë se Partizani do të fitonte lehtë dhe ndaj Flamurtarit në Vlorë, por nuk rezultoi kështu. Ekipi i Sormanit fitoi me mjaft vuajtje me rezultatin 1-2 në stadiumin “Flamurtari”.

Vendasit luajtën mjaft mirë dhe vunë në vështirësi kampionët në fuqi dhe pse janë të rënë nga kategoria. Ekipi mik shënoi me Bitrin në minutën e 36′, por goli i mbrojtësit u barazua shumë shpejt nga vendasit me anë të Souzas në minutën e 38′.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa e dyta nisi me të njëjtin ritëm. Partizani u mundua të shkonte drejt portës kundërshtare, por nuk pati shumë ritëm, ndërsa vlonjatët ishin mjaft mirë të vendosur në fushën e lojës. Duhej të vinte minuta e 67′ e ndeshjes që Partizani të siguronte 3 pikët.

Sulmuesi Jurgen Bardhi mori një kros në zonë dhe goditi me kokë duke dërguar topin në rrjetë. Partizani tashmë shkon në kuotën e 44 pikëve dhe merr frymë lirisht dhe në tabelën e renditjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit