Video: Partizani fiton derbin me Çinarin, rasti i Seferit i kushton Tiranës

21 Janar 2021
20:00
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani ka fituar derbi me rezultatin 1-0 kundër Tiranës. Një fitore e rëndësishme ndaj rivalit historik të kryeqytetit me golin e vetëm të Erald Çinarit. Shkodranit rikthehet në mënyrën e duhur në ekipin e “Demave të kuq”.

Pjesa e parë pa dy ekipe që dyluftuan në çdo centimetër të fushës, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë u ndezën nervat. Jurgen Bardhi doli me karton të kuq në minutën e 51′ pas një dyluftimi me portierin Bekaj, ndërsa pas 5 mintuash ishte Batha që doli nga loja duke baraspeshuar forcat.

Momenti vendimtar ishte rikthimi i Erald Çinarit në fushë. Shkodrani u aktivizua në minutën e 78′ pasi i mori vendin Asanit, ndërsa dërgoi topin në rrjetë në minutën e 83′. Një fitore shumë e rëndësishme për të kuqtë që vazhdojnë në ndjekje të Vllaznisë. Tirana tani merr një goditje të fortë në garën për titull.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit