Video: Partizani “skuqet”, Skënderbeu e përmbys në 3 minuta

21 Janar 2020
17:53
Denis Hakanaj
back button

Partizani e ka mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme pjesën e parë kundër Skënderbeut.

Pas penalltisë së Telushit në minutën e tetë, miqtë kanë mbetur me 10 lojtarë në të 39-ën për shkak të kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Broja.

Vendasit kanë përfituar nga superioriteti numerik dhe kanë arritur të përmbysin rezultatin në minutat e fundit falë një autogoli të Bitrit në të 43-ën dhe një goli të Krasniqit në minutën e parë shtesë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit