Video / Pas fitores spektakolare, Masvidal fiton ndeshjen e dytë jashtë kafazit

17 Mars 2019
21:57
back button

Dy luftëtarët e peshës velter Jorge Masvidal dhe Leon Edwards kanë fituar dy ndeshjet e tyre në UFC Fight Night London mbrëmjen e së shtunës, më pas vendosën të ndesheshin me njëri-tjetrin prapa skenave. 

Teksa Masvidal po bënte një intervistë poas fitores, ai u ofendua nga një koment i Edwards dhe shkoi drejt tij duke i thënë “ma thuaj në fytyrë”. 

Teksa iu afrua, Masvidal e goditi me tre grushte të shpejtë përpara se ta ndanin rojet e UFC. 

“Iu afrova me krahët e vendosur mbrapa për të treguar se nuk dua të bëj sherr, por ai kishte ngritur grushtet e tij. Andej nga vij unë, nëse e bën këtë gjë, i bie që do të më godasësh, por kjo nuk do të ndodhë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit