Video/ Pas ndarjes, Maradona në versioni “gjysh i përkushtuar”

15 Janar 2019
15:54
back button

Pas zhurmës që bëri lajmi i ndarjes së tij nga Rocio Olivia, i konfirmuar nga vetë ajo në “Instagram”, gjyshi Maradona duket sikur nuk po shqetësohet aspak, për më tepër shfaqet duke luajtur me nipin e tij. 

Lajmi i ndarjes u konfirmua me një “Po” nga argjentinasja pasi u pyet në nëse është ndarë. Në fillim të dhjetorit mediat shkruan se Rocio e kishte nxjerr atë nga shtëpia. 

Por në të vërtetë kriza filloi kur zonjusha mori pjesë në një emision të ESPN dhe tha se ishte “single”, një përgjigjje që si ka pëlqyer aspak trajnerit të Los Dorados de Sinaloa. 

Por duket se legjenda jua ka “marrë dorën” këtyre gjërave dhe duke mos u shqetësuar shijon disa momente familjare nën shoqërinë e nipit, të cilat i ka ndarë me të gjithë ndjekësit në e tij në Facebook. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit