Video: Përplasja e frikshme, portieri i ekipit turk humb ndjenjat dy herë brenda pak minutave!

18 Gusht 2019
15:58
back button

Sfida ndërmjet Sivassporit dhe Besiktasit në Superligën turke të futbollit dhuroi një ngjarje mjaft të rëndë. Portieri i vendasve të Sivassporit, Mamadou Samassa, luftoi për jetën, pasi humbi ndjenjat dy herë brenda pak minutave. 

Minuta e 45’+2′ e ndeshjes mund të ishte fatale për të, pasi përplasja me futbollistin kundërshtar Tyler Boyd e la në vend. Gardiani doli për të grushtuar topin, por u shemb përdhe nga goditja që mori. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë dhe shmangu rrezikun. 

Portieri doli me këmbët e veta jashtëfushës dhe u mendua se situata u stabilizua, por kur po i drejtohej dhomave të zhveshjes ra sërish pa ndjenja dhe u desh sërish ndërhyrja e stafit mjekësor për të shmangur më të keqen. Portieri u transportua në spital dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit