VIDEO: Plas në Argjentinë-Uruguai, Messi sherr me Cavanin!

18 Nëntor 2019
21:52
back button

Një sfidë mes Argjentinës dhe Uruguait nuk mund të jetë kurrë një miqësore, edhe pse teorikisht është e tillë. Në përballjen që zhvillohet sot mes dy ekipeve në Izrael, ka ndodhur një incident jo i hijshëm, me Messin dhe Cavanin protagonist.

Dy futbollistët janë kapur me fjalë me njëri-tjetrin gjatë lojës dhe në pushim të sfidës, situata gati sa nuk ka dalë nga kontrolli. Siç duket dhe nga pamjet, Messi i drejtohet Cavanit me fjalët: “Kur të duash!” Kjo për shkak se Cavani i ka thënë fillimisht ylli argjentinas që do të ketë sherr.

 

Është dashur ndërhyrja e Godin dhe disa lojtarëve të tjerë që situata të qetësohej, me Cavanin dhe Messin që dukeshin shumë të acaruar me njëri-tjetrin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit