Video porno me Brozovic? Wanda Nara fiton gjyqin me Google dhe Yahoo

23 Janar 2021
12:01
Alfred Lleshi
back button

Wanda Nara “zbraz thesin” me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo nuk kursehet, mes thashethemeve dhe sekreteve të fshehura deri më tani. Gruaja dhe menaxherja e Mauro Icardi iu përgjigjet pyetjeve të fansave të saj pa filtra, me shumë sinqeritet. Vetëm disa ditë më parë, ajo pranoi se kishte qenë e pabesë në të kaluarën. “Ndonjëherë”, – iu përgjigj pyetjes tinëzare, por tani “bomba” e hedhur është edhe më e madhe. “A është e vërtetë që keni fituar në gjykatë kundër Google dhe Yahoo për shfaqjen tuaj në një video porno?” – e pyeti dikush. “E vërtetë”, – u përgjigj modelja argjentinase, duke bashkangjitur një shënim ligjor nga avokati i saj, Martin Leguizamon.

Sipas asaj që u zbulua nga Wanda, procesi gjyqësor kundër gjigantëve të internetit do të ishte ngritur për përhapjen e thashethemeve të rreme në lidhje me një video të pretenduar me “pullë të kuqe”. “Dhoma numër 2 e gjykatës civile konfirmoi një dënim për Google dhe Yahoo, për t’i kompensuar Wanda Nara dëmet e shkaktuara nga përhapja e një videoje intime, që i ishte atribuar në mënyrë të gabuar asaj, – lexon vendimi zyrtar. – Gjykata në dënimin e saj nënvizon dëmin serioz të shkaktuar, që padyshim minon imazhin dhe nderin e viktimës”.

Wanda pranoi se nuk kishte folur publikisht për këtë më parë: “Unë i dua njerëzit xhelozë, që flasin pa kuptim”. Zonja e Icardit më pas ndau një mesazh tjetër nga përfaqësuesi i saj ligjor, në mbështetje të pretendimeve të saj: “Tani, Google dhe Yahoo thjesht duhet të paraqesin dokumentet dhe të paguajnë. Pas vendimit gjyqësor, ne do t’i detyrojmë ata të veprojnë kështu”. Megjithëse nuk është e qartë se cila është videoja në fjalë, as kur daton, sipas “The Sun”, ajo mund të ketë përfshirë edhe ish-partnerin e Mauro Icardi, Marcelo Brozovic. Dy vite më parë, të gjithë protagonistët e kishin mohuar kategorikisht historinë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit