VIDEO: Portieri argjentinas shpik vendosjen e pabesueshme të barrikadës

22 Korrik 2019
11:15
back button

Në fundjavën që lamë pas nisi kampionati meksikan, që konsiderohet më i forti në Amerikën e Veriut dhe atë Qendrore.

Diçka interesante ndodhi në ndeshjen Club América- Rayados de Monterrey, që u mbyll 4-2 për vendasit.

Portieri mik Barovero, i cili pësoi 4 gola, në një moment vendosi të provonte një vendosje të paparë në barrikadë, për të ndalur një goditje dënimi pranë zonës: 9 lojtarë të rreshtuar pas 3 sulmuesve vendas!

Gjetje interesante, që dha fryte, sepse sulmuesi kundërshtar goditi paksa mbi traversë, por pyetja kryesore është: a lejohet vendosja e 3 sulmuesve para barrikadës? Me rregulloren e re, nuk lejohen më lojtarë në barrikadë gjatë goditjeve të dënimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit