Video / Portieri realizon një gol “alla Bierhof” në të 97-ën, por nuk arrin të shmangë katastrofën

18 Maj 2019
21:09
back button

Ndeshja mes KGS Katowice dhe Bytovia Bytow ishte një nga më vendimtaret të kategorisë së dytë polake. 

Në fund Bytovia ka fituar 2-1 duke siguruar qëndrimin, megjithëse portieri i vendasve ka shënuar një gol në minutën e 97’ të takimit. 

Ai ka kërcyer mbi të gjithë në shtyllën e dytë duke dërguar topin në rrjetë pas goditjes potente me kokë që të kujtonte sulmuesin e dikurshëm të Milan dhe Gjermanisë Oliver Bierhof. 

Në fillim vendasit u gëzuan pasi menduan se kishin siguruar qëndrimin, por më pas marrin vesh lajmin e rënies…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit