VIDEO: Pranverë e çmendur për Çekiçin, vijnë edhe 2 gola të tjerë në Slloveni!

18 Maj 2019
17:16
back button

Endri Çekiçi ka pritur gjatë, ka vuajtur e ka punuar shumë për të lënë pas dëmtimet, por tashmë është kthyer në nivele të shkëlqyera, sepse Olimpija e Ljubjanës e ka ringjallur.

Fantazisti i kombëtares shqiptare debutoi në mars në kampionatin slloven dhe prej fundit të prillit është kthyer në makinë golash.

Në 28 prill goli i parë në kampionat, në 5 maj goli i dytë, në 11 maj i treti dhe sot, në Velenje kundër Rudarit, edhe 2 gola të tjerë, në një fitore 2-1 me përmbysje.

Dygolëshi i parë pas shumë kohësh për Çekiçin, që shkon në kuotën e 5 golave në 8 ndeshje kampionati, rendiment i pabesueshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit