VIDEO: PSG fiton trofeun e parë të vitit, mposht Marseille me Icardi-Neymar

13 Janar 2021
22:58
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain ka fituar Superkupën e Francës pasi ka mundur 2-1 Marseille mbrëmjen e sotme.

Heronjtë e parisienëve kanë qenë Mauro Icardi dhe Neymar.

Argjentinasi ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 39-të, ndërsa braziliani, i cili është kthyer të luajë pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi, ka shënuar të dytin për ekipin e Pochettino-s në të 85-ën.

Goli i Marseille është shënuar nga Payet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit