Video që po bën xhiron e botës, djali i Messit tallet me nipin e Van Dijk (VIDEO)

3 Dhjetor 2019
13:12
back button

Leo Messi fitoi Topin e Artë të gjashtë në karrierën e tij të pabesueshme. Por, video që po bën xhiron e botës nuk është momenti kur i dorëzohet trofeu, por kur djali i argjentinasit, më i vogli, Mateo (4 vjeç), i pranishëm në sallën e teatrit në Paris, i ulur pranë nipit të Van Dijk, mbrojtësi i Liverpool dhe i dyti në renditjen e Topit të Artë, nis të tallet dhe të qeshë.

Mateo ka festuar në mënyrën e tij, teksa nipi i Van Dijk, edhe pse e ka parë i ndrojtur nga ai moment, u përmbajt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit