Video / Rashford mahnit me golin e radhës

19 Janar 2019
17:02
back button

Marcus Rashford ka shpërthyer nën drejtimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer. 

Sulmuesi i Manchester United po kalon momentin më të mirë me fanellën e Djajve dhe këtë e ka konfirmuar pasditen e së shtunës ndaj Brighton me një gol spektakolar. 

Pasi shpërdori dy mundësi të mira në fillim të ndeshjes, ai i dha golin që dyfishoi avantazhin për Man United, dhe çfarë goli që është. 

Pasi merr topin nga Dalot brenda zonës, Rashford lë në vend një prej kundërshtarëve dhe lëshon një goditje të përsosur që përfundon në rrjetë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit