Video: Reali afrohet më shumë me titullin, mposht Alavesin

11 Korrik 2020
0:09
Eraldo Harlicaj
back button

Reali ka bërë detyrën ndaj Alavesit duke fituar me rezultatin 2-0. Një fitore shumë e rëndësishme për të besuarit e Zidane që e shohin veten më afër titullit kampion.

“Los Blancos” fituan me nga një gol për çdo pjesë. Benzema shënoi në të 12′ pas një penalltie. Vendim i dyshimtë sërish nga VAR dhe gjyqtarët. Francezi nuk gaboi nga 11 metrat.

 

Pjesa e dytë i dha mundësi Asension të shënonte. I riu u pasua mirë nga Benzema dhe nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë për 2-0. Përfundimisht, madrilenët vendosin njërën dorë te trofeu

Lajme të tjera

Lajmet e fundit