Video: Rikthehet Mbappe, fiton PSG! Nice nuk ndal kampionët

20 Shtator 2020
15:09
Eraldo Harlicaj
back button

PSG fitoi me rezultatin 0-3 ndeshjen kundër Nice në transfertë. Ekipi i trajnerit Thomas Tuchel iu fal përformancës së mirë të Mbappesë. Sulmuesi i rikthyer pas kalimit të COVID-19 tregoi dhe njëherë gjithë potencialin e tij.

Ai ishte autori i golit të parë me penallti për miqtë. Sulmuesi kryesor shënoi për 0-1 në minutën e 38′ falë një penalltie të fituar vetë. Një 11-metërsh i dyshimtë u akordua për kampionët e Francës. PSG gjeti dhe golin e dytë me Di Marian në të 45’+1′ duke mbyllur pjesën e parë 0-2.

Mbappe u fut mirë në zonë, gjuajti drejt portës dhe sfera nuk u kontrollua mirë nga portieri Benitez. Ky i fundit la topin në zonë dhe Di Maria e shfrytëzoi duke e çuar në rrjetë. Për t’i vendosur kapak, mendoi Marquinho. Mbrojtësi realizoi golin e tretë për 3 pikët e radhës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit