Video: Roma bën detyrën, Baseli i Xhakës nuk fal

20 Shkurt 2020
23:02
Eraldo Harlicaj
back button

Roma ka fituar në ndeshjen e parë kundër Gentit me vështirësi me rezultatin 1-0. Ekipi italian ka arritur të kalojë me sukses provën e parë mes vuajtjesh. Perez i dha fitoren skuadrës së tij pas pasimit të Dzekos. Skuadra verdhekuqe vuajti jo pak, pasi nuk e vrau ndeshjen. Ekipi kryeqytetas nuk e ka siguruar ende kualifikimin, pasi duhet të luftojë dhe në Belgjikë.

Baseli i Taulant Xhakës ka siguruar kualifikimin ndaj APOEL-it, pasi kanë fituar me rezultatin 0-3 në Qipro. Xhaka luajti për 90 minuta, ndërsa në fushë zbriti dhe sulmuesi Ademi. 

Bayer Leverkusen fitoi duelin e vështirë ndaj Portos me rezultatin 2-1. Gjermanët do ta kenë të vështirë në Pi, ndërsa AZ Alkmar nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj LASK-ut. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit