Video: Roma fundon Genoan, presion Atalantës për Champions

19 Janar 2020
19:59
Eraldo Harlicaj
back button

Roma ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në transfertë kundër Genoas me rezultatin 1-3. Ekipi kryeqytetas merr një 3 pikësh me shumë vlera, pasi parakalojnë Atalantën për zonën Champions në pritje të ndeshjes së bergamezëve. Verdhekuqtë dominuan totalisht sfidën dhe u shpërblyen me 3 gola. 

Cengiz Under shënoi që në minutën e 6′ pas një pasimi të Kluivert. Turku nuk fali duke dërguar topin në rrjetë. Genoa gaboi dhe me Biraschin që shkaktoi autogol duke dërguar topin në rrjetë për 0-2. Kur u mendua se do të mbyllej pjesa e parë 0-2, ishte veterani Pandev që ngushtoi diferencën në minutën e 45′.

Pjesa e dytë ishte më e luftuar, por në fund një gabim i Perin vulosi sfidën. Portieri rrëshqiti duke i dhuruar topin miqve, Pellegrini pasoi për Dzekon me sulmuesin boshnjak që nuk fali për 1-3. Roma ndodhet në vendin e katërt me 38 pikë, 3 më shumë se Atalanta, por me një ndeshje më shumë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit