Video: Roma “shuplakë” Beneventos, Inzaghi nuk ia del në kryeqytet

18 Tetor 2020
22:53
Eraldo Harlicaj
back button

Roma ka fituar ndeshjen ndaj Beneventos me rezultatin 5-2. Ekipi kryeqytetas e nisi keq ndeshjen, pasi u gjet në disavantazh që në minutën e 5′ nga Caprari, por vendasit e kthyer rezultatin.

Verdhekuqtë e mbyllën pjesën e parë me fitoren 2-1. Pedro shënoi një gol mjaft të bukur për barazimin e ndeshjes, ndërsa Dzeko nuk e ka harruar zakonin e tij.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Beneventon. Lapadula barazoi rezultatin nga një penalli, që e humbi fillimisht, por shënoi me topin e kthyer. Vendasit nuk i dhanë shumë mundësi gëzimi, pasi shënuan sërish me Veretout për 3-2.

Boshnjaku Dzeko realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin e ti. Ndeshja u përmbyll me golin e Perez për 5-2.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit