Ronaldo, mesazh dashurie për Argjentinën (video)

15 Qershor 2019
16:31
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Ronaldo po shijon pushimet me familjen e tij pas një tjetër sezoni të gjatë dhe të suksesshëm, të mbyllur me titullin e fituar me Juventus-in në Serinë A dhe Nations League me Portugalinë. 

Ylli portugez ka postuar një video në Instagram, nëpërmjet së cilës i ka shprehur dashurinë e tij Argjentinës: "Njerëzit mendojnë se Argjentina nuk më pëlqen, por nuk është e vërtetë", ka thënë Ronaldo. 

"E dashura ime është gjysmë spanjolle dhe gjysmë argjentinase. Argjentina më pëlqen dhe shumë!", ka qenë mesazhi i CR7. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit