Video: Ronaldo, Messi, Neymar? Jo, Celina me një supergol!

21 Korrik 2019
12:15
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk është as Lionel Messi, as Cristiano Ronaldo e as Neymar… Bersant Celina ka mrekulluar Anglinë me golin e tij në miqësoren që Swensa City fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Exeter City-t. 

Shqiptari realizoi dy gola duke treguar dhe njëherë se është lideri i këtij ekipi, ndërsa realizimi i dytë ishte perlë. Sulmuesi gjuajti një goditje dënimi nga 30 metra dhe e pushoi topin në rrjetë. 

Portieri nuk kishte se çfarë të bënte, pasi goditja e fortë dhe e saktë e futbollistit të Kosovës përfundoi në trekëndësh. Trajneri e vlerësoi shumë Celinën pas sfidës së fituar. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit