Video: Ronaldo nuk mjafton, Kane turpëron Juventusin nga mesi i fushës

21 Korrik 2019
15:32
Eraldo Harlicaj
back button

Tottenhami ka fituar 3-2 miqësoren ndaj Juventusit të zhvilluar në Singapore. Maurizio Sarri e nisi jo me formacionin titullar, ndërsa nga minuta e parë u preferua Gianluigi Buffon. 

Ndeshja nisi mirë për Tottenhamin që e mbylli pjesën e parë në avantazh. Lamela shënoi golin e parë të sfidës në minutën e 30'. Anglezët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0. 

Pjesa e dytë nisi me ritëm tjetër, pasi Sarri futi në fushë artilerinë e rëndë. Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain shumë shpejt i dhanë avantazhin Juventusit. Argjentinasi shënoi i pari duke barazuar shifrat, ndërsa vetëm pak më vonë iu përgjigj portugezi për 2-1. 

Ndeshja nuk u mbyll aty me Tottenham-in që arriti të barazonte me heroin e Champions Leagues, Lucas Moura. 90 minutat po mbylleshin 2-2, kur Kane shpik nga reportori i tij një goditje fenomenale nga mesi i fushës. Topi gjen të papërgatitur portierin e Juves dhe pushon në rrjetë për 2-3. De Ligt u aktivizua nga Sarri në minutën e 62' të takimit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit