VIDEO: Rutina e Bakajt, gol dhe rikthim në krye

18 Maj 2019
21:41
back button

Kampionati bjellorus duket shumë i ekuilibruar këtë sezon, për shkak se Shakhtyor Soligorsk i Elis Bakajt, por edhe Dinamo Brest dhe surpriza Isloch duken ekipe të afta të kërcënojnë hegjemoninë e BATE-s.

Këtë fundjavë Shakhtyor Soligorsk ka rimarrë kreun e renditjes, edhe pse nuk ka luajtur ende Dinamo Brest, sepse skuadra e Bakajt ka fituar 3-0 ndaj Dinamo Minsk, tjetër ekip ambicioz.

Bakaj shënoi golin e dytë të ndeshjes, me 11-metërsh në minutën e 74-t, vetëm 2 minuta pasi u aktivizua për miqtë Enis Gavazaj, i cili është në kërkim të vetvetes, pas një aventure të dështuar në Rusi.

Shtatë gola këtë sezon për Bakajn, 3 në kampionat pas 8 ndeshjesh, ndërsa në Soligorsk ëndërrojnë titullin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit