Video: Sa shumë vuajtje! PSG fiton kupën me penallti

1 Gusht 2020
0:06
Eraldo Harlicaj
back button

PSG fitoi kupën e Francës në ndeshjen kundër Lyonit me penallti (6-5). Kampionët e Francës u treguan më të saktë nga pika e 11 metërshit, pasi në 6 gjuajtjet e tyre nuk gabuan, ndërsa Keylor Navas priti penalltinë e 6 të Lyonit. Traori e humbi penalltinë e fundit, ndërsa Sarabia shënoi për PSG.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0 në 90 minutat e para. Lyoni luajti shumë mirë, pasi u fut në fushë me një strategji të qartë. Ata u mbrojtën shumë mirë dhe ia dolën të ruanin portën.

Djemtë e Thomas Tuchel nuk çanë mbrojtjen dhe e mbyllën sfidën në 90 minuta. Shtesa prej 30 minutash ishte një pasqyrë e qartë e 90 minutave të para dhe asnjë nga ekipet nuk shënoi dhe u detyruan që t’i drejtoheshin penalltive. Ruleta ruse ishte fatlume për PSG që fitoi trofeun e Kupës për të 9 herë në histori.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit