VIDEO: Salah nuk njeh pushime, magji në miqësoren kundër Guinesë

17 Qershor 2019
16:32
back button

Mohamed Salah mbushi 27 vjeç më 15 qershor, por nuk ka kohë të festojë, sepse është në grumbullim me Egjiptit, duke qenë se pas pak ditësh nis Kupa e Afrikës.

Të dielën në mbrëmje Egjipti luajti një miqësore kundër Guinesë, duke fituar 3-1, ndërsa Salah krijoi golin e dytë, duke dhuruar spektakël përballë portierit të Guinesë.

Finte e dyfishtë, driblim dhe gjuajtje që përfundoi në shtyllë, me sulmuesin Ahmed Ali që e pati të thjeshtë ta shtynte topin në rrjetë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit