Video: Santiago Bernabeu e vërshëllen, reagimi i Bale tërbon tifozët

2 Dhjetor 2019
15:02
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Real Madrid-it, Gareth Bale, nuk ka një marrëdhënie të mirë me tifozët madrilenë. Ai nuk ka treguar kurrë të njëjtën dashuri dhe gadishmëri për klubin spanjoll si për kombëtaren e Uellsit, prandaj dhe mbështetësit e “Galaktikëve” nuk e duan. 

Rikthimi nga kombëtarja e Uellsit, ku luajti dy ndeshjet e para pas dëmtimit, u prit me kontestime në “Santiago Bernabeu”. Bale u vërshëllye nga i gjithë stadiumi në momentin që nisi nxehjen në sfidën ndaj Real Sociedadit. Sulmuesi e priste reagimin e tifozëve dhe në momentin që u ngrit nga pankina nuk u shfaq aspak i tensionuar, por buzëqeshi. Veprimi i tij u kap nga kamerat e ndeshjes. 

Zidane nuk e donte uellsianin në ekip në merkaton e verës, por tani situatat kanë ndryshuar dhe 30-vjeçari është kthyer në titullar. Rendimenti i tij nuk është më i miri, por të pakten francezi ka më shumë alternativa për sulmin. Bale mund të mbetet në Madrid dhe pas verës, pavarësisht se palët kishin përplasje në fillim. Ai ka luajtur 8 ndeshje këtë sezon, 7 si titullar dhe ka shënuar 2 gola. Numri një i stolit i dha fanellën e titullarit dhe në sfidën e fundit të fituar 1-2 ndaj Deportivo Alavesit. 

  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit