VIDEO: Sassuolo triumf spektakolar, Bologna në krizë totale!

8 Nëntor 2019
22:41

Sassuolo ka marrë një fitore me shumë vlera në përballjen ndaj Bolognas, me shifrat 3-1, në takimin që hapi javën e 12-të të Serie A.

Gjithçka nisi mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh me të zakonshmin Caputo, i cili shfrytëzoi në maksimum një pasim me roveshatë nga Djuricic.

Në fraksionin e dytë ishte e njëjta histori, teksa Sassuolo dyfishoi shifrat në të 68-tën me anë të Boga.

Bologna provoi të ngrinte kokë dhe ngushtoi shifrat në të 70-tën me Orsolinin, por Caputo hipotekoi gjithçka në minutën e 75-të, duke mbyllur sfidën 3-1. Kështu, Sassuolo ngjitet në kuotën e 13 pikëve në vendin e 11-të, ndërsa Bologna merr humbjen e tretë radhazi dhe zbret në vendin e 14-të me 12 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit