Video: Shënoi katër gola, Mourinho i prish momentin Son-it: S’është njeriu i ndeshjes

20 Shtator 2020
17:02
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Jose Mourinho mbetet një nga më karizmatikët në futboll. Ai u shfaq në intervistën pas ndeshjes së Son-it dhe tha: “Harry Kane është njeriu i ndeshjes”, pavarësisht se koreano-jugori shënoi 4 herë.

Son menjëherë e kapi shakanë e trajnerit të tij dhe e konfirmoi diçka të tillë. “Mendoj se Harry e meriton të jetë lojtari i ndeshjes sepse shënoi një gol dhe dha 4 asiste për mua. Me Kane kemi një marrëdhënie të mirë brenda dhe jashtëfushës.

“Jemi munduar shumë që ta përmirësojmë dhe e bëjmë çdo ditë diçka të tillë. Kemi kohë që njihemi dhe luajmë. Nuk jemi përfekt, por mundohemi të shkojmë drejt përfeksionit”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit