Video/ Shfaqje nën rrebesh, Teuta e Partizani barazim për duartrokitje

8 Dhjetor 2018
19:00
back button

Shumë spektakël në tribuna, që i paraprinë atij në fushë, emocione dhe një ndeshje që ka gjithçka, që i duhet një tifozi për të sfiduar rrebeshin e shiut dhe të ftohtin e dhjetorit, për të përjetuar emocione në stadium. Kështu mund të përshkruhet sfida mes Teutës dhe Partizanit, ndeshja më e bukur e kësaj jave, që nis me ritëm jo të zakonshëm që në minutën e parë, por në fund mbyllet në barazim 1-1.

Teuta tenton portën që në fillim me Kamara, por Alban Hoxha do të mposhtej në minutën e tetë nga Gashi, që shndërron në gol me kokë, një top që i erdhi nga goditja e këndit. Festa është për “Djemtë e Detit”, që si kurrë më parë kanë mbushur shkallët e “Niko Dovanës”.

Më pas loja është e gjitha për tu shijuar, ndërsa reshjet e shiut shtojnë dhe më tepër vështirësitë në fushë, lojtarët shtojnë tensionin mes tyre. Në minutën e 24 është Osmani që përplaset me Hilën, duke e kapur këtë të fundit prej fyti, ndërsa mesfushori i Partizanit e godet me grusht në bark.

Klajdi Kola e sheh skenën por nuk vepron. Më vonë Hila “hakmerret” ndaj Osmanit, një ndërhyrje e dhunshme bën që futbollisti të dëmtohet, por pa rrezik. Sërsish vetëm faull, arbitri nuk e sheh të arsyeshme të japë kartonë. Ndërkaq sulmi i Partizanit bën  të pamundurën për të gjeturr rrjetën, por pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1-0 për Teutën.

Isli Hidi do të mposhtej vetëm pjesën e dytë, pas një super aksioni të Asanit në minutën e 60-të  Barazpeshë në fushën e lojës, ndërkohë që të dyja ekipet tashmë hedhin sytë nga kundërsulmet. Partizani sërish me Asanin ka një tjetër mundësi të shkëlqyer për të shënuar, por Isli Hidi bën mrekullinë teksa shpëton portën.

Më  pas është radha e Alban Hoxhës teksa shpëton portën në minutën e 73-të nga një gol i sigurtë i durrsakëve. Minutat e mbetura bëhen dhe më të bukura, teksa në ekipet ndërmarrin vazhdimisht aksione për gol, por portierët respektiv të skuadrave mbajnë rezultatin në barazpeshë.

Minutat në vijim dhurojnë spektakël, Teuta kërkon që të mos e humb shansin për të ndalur kryesuesit, për më tepër që tre pikët e afrojnë më shumë me vendin e parë. Por Alban Hoxha është në superformë, teksa i mohon Kamars një gol shtatë minuta para fundit të takimit, e më pas Latif 2 minuta nga fundi. Megjithatë, deri në bilbilin e fundit, shifrat nuk ndryshojnë me të dyja ekipet që i kënaqen një pike, ndërsa tifozët i gëzohen spektaklit.

Partizani do të luajë kundër Kukësit në ndeshjen e ardhshme, ndërsa Teuta ndaj Kastriotit. Barazimi i sotëm e lë Partizanin kryesues me 35 pikë, ndërsa Teuta vijon në vendin e katër me 29 pikë, një më pak se Skënderbeu dhe Kukësi që ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me 30 pikë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Hidi, Gjorgjievski, Shkalla, Osmani, Hakaj, Sidibe, Gashi, Avdyli, Kallaku, Kamara, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi

Partizani: Hoxha, Mala, Atanda, Belica, Trashi, Telushi, Hila, Bardhi, Asani, Mensah, Hebaj. Trajner: Skënder Gega.

Gjyqtar: Klajdi Kola

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht

Lajme të tjera

Lajmet e fundit